Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha, ka folur lidhur me fletarrestin e lëshuar nga Serbia për zyrtarin policor Dylot Brahimi.
Në një konferencë për media, Hoxha ka thënë se policia e Kosovës në vazhdimësi është cak e propagandës dhe kërcënimeve nga Serbia.
“Edhe njoftimi i djeshëm se ndaj policit tonë D.B, është lëshuar fletarrest është në vazhdën e përndjekjeve që Serbia i ka bërë ndaj policëve tanë dhe ndaj policëve të komunitetit serb”,deklaroi Hoxha gjatë konferencës.
H0xha tha se Policia e Kosovës është bërë target i sulmeve hibride që burimin e kanë në Beogradin zyrtar.