-4.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Hoxha: Policia do të duhej të shihej si aparat i shtetit dhe jo si kundërshtar politik

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha, e quan të papranueshme protestën e Njësisë Speciale Intervenuese dhe të disa njësive të tjera të policisë.

Ai thotë se policisë duhet t’iu ngritet paga në tërësi.

Sipas analistit Hoxha do të duhej të përfshiheshin në një dialog më serioz me qëllimin e gjetjes së një zgjidhjeje lidhur me kërkesat e tyre.

“Protesta është e papranueshme të ndodhë. Nuk duhet të ketë kësi lloj manifestimesh në këtë nivel të përgjegjësive të shtetit. Nuk mendoj që shpesh ose është e rëndomtë që njerëzit e njësive elitare të një shteti protestojnë para qeverisë së tyre. Nuk kam parë protesta të tilla. Mendoj që është e papranueshme sepse nuk janë shërbyesit më të rëndomtë. Janë një njësi elitare që përballet me sfidat më të rënda të shtetit, janë në krye të shtetit, janë emblemë të shtetit, prandaj është e papranueshme ky lloj raporti”, tha Hoxha në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

“Përgjegjësinë mbi këtë se policia doli para qeverisë të protestojë mendoj që politika është dashur të jetë më e zhdërvjelltë në raport me ta. Do të duhej të përfshiheshin në një dialog më serioz  që do të gjente një kompromis që i përfshin disa prej kërkesave që i kanë policët sot”, shtoi ai.

Hoxha thekson se Policia do të duhej të shihej “si aparat i shtetit dhe jo si kundërshtar politik”.

Po ashtu, Hoxha potencoi se këto protesta nuk bën të ndodhin në një shoqëri normale.

“Do të apeloja që edhe MPB edhe Policia të gjejnë hapësirën për ta zhvilluar këtë dialog në mënyrë konstruktive dhe të gjejnë zgjidhje, nuk bën Njësia speciale të protestojë, nuk është e pranueshme”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit