-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Hoxha: Performanca e VV-së në dikastere të shumta s’ka qenë as afër pritjeve

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha ka theksuar se performanca e dobët e partisë në pushtet në disa ministri nuk ka përmbushur pritshmëritë e votuesve.

Sipas tij, ky faktor ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e mbështetjes për VV-në.

Ai vlerësoi se pakënaqësia e elektoratit nuk lidhet vetëm me fushatën zgjedhore, por me vendimet dhe veprimet e qeverisë gjatë gjithë mandatit katërvjeçar.

“VV më së pari, gabimi i parë duhet të analizohet prej qeverisjes. Sepse je ne qeveri katër vjet, dhe ti me veprime e mosveprime e hidhëron një pjesë të elektoratit.

VV ka ardh si forcë e transformimit të madh, me pritje të mëdha, me 50 për qind mbështetje. Dhe performanca në dikastere të shumta nuk ka qenë as për afër pritjeve që janë gjeneruar në vitin 2021. Dhe besoj që kjo është pjesë kryesore e gabimit, e problemit. Tash tjerat, mund të ia varim fushatës”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit