13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Hoxha për prishjen e koalicionit në Prishtinës: E kundërshtuam këmbimin e tokave në Badoc

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka folur për prishjen e koalicionit mes partisë së saj dhe LDK-së në Prishtinë.

Në emisionin “DPT Te Fidani”, Hoxha ka thënë se PDK-ja kishte dëshirë dhe vullnet që të jetë pjesë e qeverisjes në Prishtinës, teksa fillimet e koalicionit i ka vlerësuar si të mira dhe të mbara.

Hoxha ka thënë se mënyra se si është zhvilluar procesi për tokat afër liqenit të Badocit ka qenë pika në të cilën koalicioni është prishur.

“Njerëzit i ndajnë rrugët kur nuk pajtohen për diçka. Edhe qeverisjet bëhen bashkë për qëllime të caktuara. PDK-ja nuk ka lëshuar rrugë. Nuk jemi tërhequr vetë. Mënyrën se si është zhvilluar procesi për tokat e Badocit, por që mënyrën se si ka dashur të bëhet procesi, juridikisht nuk ka qenë mirë, por edhe kolegialisht nuk ka qenë mirë”, ka thënë deputetja Hoxha.

Sipas saj, Përparim Rama nuk ka ofruar hapësirë për dialog më të gjerë në lidhje me këtë rast.

“Nuk ka pasur hapësirë për dialog më të gjerë. Edhe kur ne u barrikaduam se nuk do të jemi pjesë e shkëmbimit të tokave pa pasur sqarim të duhur ashtu siç e thotë ligji,  ne nuk do të lëvizim nga vendimi”, ka thënë ajo.

“Ilir Musliut iu ndalua qasja në objekt. Pra formë jo e mirë e shkëputjes së koalicionit. Kur ju e kuptoni nga mediat se jeni larguar nga puna, atëherë flet shumë mirë”, ka thënë Hoxha.

Kryetari i Prishtinës në muajin qershor kishte njoftuar se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e ka mbyllur çështjen për konflikt të interesit duke konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes Ramës dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit.

Ndërkaq gjatë vitit të kaluar ishte raportuar se bazuar në çmimet në treg, një pronë rreth 7-hektarëshe në zonën Prishtina e Re më së liri kushton 23 milionë euro, ndërsa më së shtrenjti rreth 33 milionë euro. E për sipërfaqen që është këmbyer në Badoc, çmimet sillen prej 2 milionë e 400 mijë deri në 5 milionë e 300 mijë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit