21.3 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Hoxha për Faton Pecin: Hyri në garë me bindje për fitore, shprehu arrogancë – Mitrovica shkon drejt balotazhit

- Advertisement -

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka komentuar garën për kryetar të Mitrovicës, duke u ndalur te kandidati i LVV-së, Faton Peci. Ai ka vlerësuar se Peci ka hyrë në garë me bindjen se do të fitojë, por sipas tij, kjo është shprehur me arrogancë.

“Ka hyrë ne garë me një lloj bindje që po fiton edhe ka shpreh arrogancë, ka qenë  e qartë debatet e para kanë qenë bukur të ashpra prej tij, edhe as nuk besoj që i janë dashur as nuk besoj që i kanë bërë mirë”, ka deklaruar Hoxha në Debat Plus.

Duke folur për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve, Hoxha ka parashikuar se Mitrovica shumë gjasë do të përfundojë në balotazh.

“Mendoj që do të ketë balotazh, është vështirë me paraparë një situatë ndryshe. Nëse i merr [Gëzim Plakolli i LDK-së] pak më shumë se Armend Agolli [kandidati i LDK-së në vitin 2021], dhe ka një afrim PDK – LVV, shanset teorike janë që më shumë kemi balotazh sesa që nuk kemi,” ka shtuar ai.

Të ngjashme

Të fundit