Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar deklaratat e Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Hoxha ka shkruar në mënyrë ironike se Escobari “na siguroi për dy çështje”.
“Escobari na siguroi për dy çështje:
– Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por… unë Escobari, unë emisari, mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të saj.
– Ju garantoj se nuk do të ketë Republikë serbe, veç më falni pak… sa të shkoj të përshëndetem me Dodikun.” – shkroi ai.