Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ka njoftuar për anulimin e mbledhjeve mes dy qeverive, ka paralajmëruar për sanksionet ndaj Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar.
Në lidhje me këtë ka reaguar, ideologu i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha.
Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Rama, duke thënë se nuk bën punën që i takon si kryeministër i Shqipërisë.
“Rama, kryeministri i shtetit që zbrazet nga njerëzit dhe prodhimi, po na bërtet gjithandej se Kosova është në rrezik. Përpiqet i gjori të vazhdojë punën e medieve të Kosovës që nuk i beson më njeri.
Natyrisht, Rama nuk bën punën që i takon si kryeministër i shtetit shqiptar.
I ngutet. Shumë i ngutet. Nuk e di se për cilën arsye, i ngutet kaq shumë”, ka shkruar ai.
“Bukur e tha një qytetar i thjeshtë”
Edi Rama është kthyer në psherëtimën e dhimbjeve të Vuçiqit!
Falë Ramës, qytetarë në Shqipëri kanë nisur ta njohin më shumë Albin Kurtin, por sidomos rolin që duhet të ketë Republika e Shqipërisë në mbarë kombin”, ka vazhduar ai më tej.