-7.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Hoxha për Edi Ramën: Është kthyer në psherëtimën e dhimbjeve të Vuçiqit

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ka njoftuar për anulimin e mbledhjeve mes dy qeverive, ka paralajmëruar për sanksionet ndaj Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar.

Në lidhje me këtë ka reaguar, ideologu i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha.

Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Rama, duke thënë se nuk bën punën që i takon si kryeministër i Shqipërisë.

Rama, kryeministri i shtetit që zbrazet nga njerëzit dhe prodhimi, po na bërtet gjithandej se Kosova është në rrezik. Përpiqet i gjori të vazhdojë punën e medieve të Kosovës që nuk i beson më njeri.

Natyrisht, Rama nuk bën punën që i takon si kryeministër i shtetit shqiptar.

I ngutet. Shumë i ngutet. Nuk e di se për cilën arsye, i ngutet kaq shumë”, ka shkruar ai.

Bukur e tha një qytetar i thjeshtë”

Edi Rama është kthyer në psherëtimën e dhimbjeve të Vuçiqit!

Falë Ramës, qytetarë në Shqipëri kanë nisur ta njohin më shumë Albin Kurtin, por sidomos rolin që duhet të ketë Republika e Shqipërisë në mbarë kombin”, ka vazhduar ai më tej.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit