11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Hoxha: Pas 4 vjetëve të VV-së në Qeveri, ka shtrenjtim të rrymës, arsim të dobët e mirëqenie të ulët

- Advertisement -

Analisti politik, Dibran Hoxha ka thënë se pas katër vjetëve qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje, ka arsim të dobët e mirëqenie në nivel të ulët.

Hoxha në “Debat Plus”, u shpreh se Qeveria ka pasur mundësi edhe t’i rris pagat por një gjë të tillë nuk e ka bërë.

“Pas 4 vjetëve kemi shtrenjtim të rrymës, arsim të dobët, mirëqenia është në nivel të ulët, nuk kemi rritje të pagave përveç 6.80 cent… po flitet që koeficienti do bëhet nga 110 në 135, prap nuk mendoj që do ketë efekt elektroal, mendoj që kjo ka me prodhu efekt të kundërt. Qytetarët duhet me u revoltu që në mundësinë që kjo qeverisje e ka pas me rritë rroga… ka pas kapacitete dhe resurse me I rritë pagat, nëse e ka lënë në fund kjo nuk dallon nga asfallti i Thacit”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit