7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Hoxha: Paraqitja e Limajt e ka edhe elementin e vetfaktorizimit, zmadhimit të rolit të tij

- Advertisement -

Analisti, Ylli Hoxha është shprehur se intervista e Fatmir Limaj në “Debat Plus” është ekzagjeruar nga komentuesit dhe reagimet publike. Hoxha shtoi se paraqitja e Fatmir Limaj ka qenë me elementin e vetfaktorizimit apo zmadhimit të rolit të tij.

“Ka qenë vetfaktorizim i Limaj, nevojë me tregu që nuk jam unë pjesë e Ramush Haradinaj. Me i pas tri votat e mia duhet ulur në tavolinë edhe pala e parë edhe e tij. Limaj ka luajtur në formë briliante vetfaktorizimin”, tha Hoxha.

Hoxha tha se ka qenë “aftësi e mirë” e Limaj në një moment politik aktual. Ai shtoi se nuk pret koalicion VV- AAK-Nisma.

“Intervista e Fatmir Limaj dhe reagimet ishin pak të ekzagjeruar të komentuesve. Duke marrë konkludim të shpejt të animit të Limajt. Më shumë rifaktorizimi i Fatmir Limaj si përfaqësues politik e jo në kalimin e LVV-së”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit