Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka quajtur “mendje të kalbura” të gjithë ata të cilët qëndrojnë prapa kërkesave të Ridvan Muharremit, pronarit të restaurantit “Bukë e zemër”, i cili, sipas bashkëpunëtorit të tij, ka kërkuar të gjenden dëshmitarë katolikë kundër krerëve të UÇK-së.
“”Bukë e zemër” për qytetarët, armë ilegale për Ukrainën e para të majme për Albin Kurtin e haverat e tij. Çfarë skemash! Shteti i së drejtës, që kërkon të prodhoj dëshmitarë të paqenë për me i mbajtë në burg akterët e UÇK-së në emër të “drejtësisë” . Turpi i zotit”, ka shkruar deputetja Hoxha.
Reagimi i plotë:
A po ju kujtohet “Fondi i Sigurisë” që kurr kërkush se morri vesh se sa pare janë mbledhë aty?
A po mundeni me marr me mend pse ju paskan dashtë ato pare Albinit?
A po e shihni vaji ku ka mbetë e cka fshehet tjetër pas tij?
“Bukë e zemër” për qytetarët, armë ilegale për Ukrainën e pare të majme për Albin Kurtin e haverat e tij.
Çfarë skemash!…
Shteti i së drejtës…që kërkon të prodhoj dëshmitar të paqenë për me i mbajt në burg akterët e UÇK-së në emër të “drejtësisë” . Turpi i zotit.
Thjeshtë po tmerrohem çfarë mendje të kalbura duhet të jeni për me shku kaq larg.