1.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Hoxha: Më mirë një aktakuzë e qëndrueshme, Konjufca është filozof

- Advertisement -

Valdet Hoxha, avokat dhe  ish-zëvendësministër i Brendshëm, ka thënë ngritja e aktakuzës ndaj grupit terrorist për sulmin terrorist në Banjskë është lajm i mirë.

Aktakuza e ngritur të mërkurën ndaj 45 personave me të dyshuarin kryesor Milan Radoiçiq, u bë afër një vit pas sulmit.

E për këtë aktakuzë, kryetari i Konjufca tha se “më mirë vonë se kurrë”.

Por sipas Hoxhës kjo është një deklaratë prej një filozofi, çfarë është me profesion Konjufca.

Sipas Hoxhës, më mirë është një aktakuzë e qëndrueshme dhe e bazuar në prova.

“Një deklaratë në bazë të profesionit, sa e di unë z. Konjufca është filozof dhe në këtë kontekst besoj që mund t’i flenë kjo, “më mirë vonë se kurrë”, ndërsa ata që i njohin çështjet juridike do duheh të thoshin dhe ashtu është, më mirë një aktakuzë e qëndrueshme e bazuar në prova të qëndrueshme duke arsyetuar një dyshim të bazuar mirë e cila do të kalojë në gjykatë dhe do ta argumetojë atë sulm terrorist i cili është bërë ndaj rendit kushtetues dhe ligjor  të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha në emisionin “Ditarit në Tëvë 1.

Ai ka vlerësuar se ngritja e aktakuzës është brenda  afateve të arsyeshme ligjore që i përcakton Kodi i Procedurës Penale.

Dy javë para se të bëhen një vit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka ngritur aktakuzë për 45 persona. Në mesin e tyre, kryesori u përmend Milan Radojçiqi derisa veprat penale që po akuzohet ai dhe 44 të tjerët lidhen me terrorizmin. Nga Prokuroria tregojnë për hetimet shumë pak, duke mos publikuar as aktakuzën dhe as emrat e të përfshirëve të tjerë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit