18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Hoxha: Kusari-Lila duhet të japë dorëheqje, e ka humbur besueshmërinë

- Advertisement -

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes aktualisht analist në Debat Plus, Yll Hoxha, ka komentuar bisedën telefonike të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin serb, Milan Radoiçiq.

Hoxha ka kërkuar dorëheqjen e shefes Kusari-Lila pasi sipas tij, asaj i ka humbur besueshmëria.

“Pse po thu nuk e kom taku, kur s’është në pytje takimi fare dhe pse po pretendon që nuk ki komunikim kur kurrkush nuk po të thotë a ki numër të telefonit të Radoiçiqit, pra po i jep dy të vërteta për ta mohuar një të vërtetë të tretë. Kjo është formë e manipulimit të opinionit publik.”

“Unë për këtë menoj që Kusari-Lila duhet me marrë përgjegjësi politike dhe përgjegjësia politike nënkupton që duhet me dhanë dorëheqje sepse ajo e ka humbur besueshmërinë publike pastaj në intervistë te tij e bën një sërë deklarata problematike dhe e zhveshin nga besushmëri publike sepse shefi duhet të ketë besueshmëri” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit