Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, ishte e ashpër me kritika ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, lidhur me ngërçin politik të krijuar brenda Kuvendit të Kosovës.
Hoxha tha se Kurti po e mban peng Kuvendin e Kosovës.
“Gjithsesi, mendoj që është papërgjegjësi totale, ta mbash peng Kuvendin vetëm pse dëshiron kryeneçësisë se ti dëshiron me patjetër të bëhet vetëm ky person, unë e kisha kuptuar këtë kryeneçësi nëse nesër kur të shkojmë, Kurti i ka 61 vota dhe e bën zonjën Haxhiu kryetare të Kuvendit”, deklaroi Hoxha në Edicionin Special në Klan Kosova.