Home Lajme Hoxha: Kurti nuk do të mund ta formojë vetë qeverinë, i duhet koalicioni

Hoxha: Kurti nuk do të mund ta formojë vetë qeverinë, i duhet koalicioni

0
Hoxha: Kurti nuk do të mund ta formojë vetë qeverinë, i duhet koalicioni

Analisti Ylli Hoxha ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që kryeministri aktual Albin Kurti të formojë vetë qeverinë pas zgjedhjeve të ardhshme të 9 shkurtit – ndonëse Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës elektorale pretendon për 500 mijë vota.

Sipas tij, pas zgjedhjeve Kurti duhet të përzgjedhë një partner për të bashkëqeverisur dhe për të formuar qeverinë e ardhshme. Në të kundërtën, një skenar i tjetër mund të ndodhë, ku Kurti mund të heqë dorë nga ideja e qeverisjes dhe t’i hapë rrugë opozitës për të formuar qeverinë.

“Pritjet e mia në fakt janë se, a do të mund zoti Kurti ta bëjë vetë qeverinë siç e ka bërë. Siç po duket nuk do të mundet. Do të duhet të ketë koalicion, gatishmëri për të pasur bashkëpunim. Apo ky do të jetë opsioni, ku zoti Kurti përzgjedh njërin prej partnerëve për të udhëheq për katër vitet e ardhshme. Dhe opsioni i tretë ku zoti Kurti heq dorë ndonëse është i pari, nga ideja e qeverisjes për një kohë ta caktuar. Dhe i jep hapësirë opozitës për ta bërë qeverinë”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.

Exit mobile version