23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Hoxha: Kurti me Listën Serbe po luan me dy karta, të patriotizmit dhe mundësimin e autonomisë së veriut

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se gjitha reagimet dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje së fundmi ndaj Listës Serbe, për çështjen e moszgjedhjes së një kandidati të shumicës  serbe për nënkryetar të Kuvendit, janë një skenar politik.

E ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Hoxha tha se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë të barabartë para ligjit, pa dallim etnie apo përkatësie politike.

“Mendoj se gjithçka është skenar politik, dhe këtu ka shtresa të ndryshme, për të qenë të sinqertë. Shtresa e parë është ajo që mendon se çdo kush që është nga ana tjetër është armik, dhe ne të tjerët jemi të mirë. Unë nuk i shoh gjërat thjesht në mënyrë të bardhë e zi. Jam e prirur të besoj se në Kosovë, para rendit dhe ligjit, duhet të jenë të gjithë barabar, pa dallim nëse janë shqiptarë, serbë, turq, boshnjakë apo cilido tjetër.”

“Duhet të jemi edhe ithtarë të asaj që, nëse njerëzit na kanë besuar që të jemi përfaqësues të tyre në Kuvendin e Kosovës, ne si deputetë nuk mund ta cenojmë këtë besim të njerëzve, pavarësisht nga kategoria, besimi apo etnia e tyre,” tha Hoxha.

Hoxha theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me çështjen e Listës Serbe, po ndjek një qasje të dyfishtë, duke kombinuar elemente patriotizmi me veprime që mund të çojnë në autonomi për veriun e Kosovës, pa u vënë re nga opinioni publik.

“E dyta është se zotëri Albin Kurti në këtë skenar luan dy karta: kartën e patriotizmit për ta bashkuar Mitrovicën, për të bërë një urë të re, për t’i hequr flamujt dhe për ta vendosur flamurin e Kosovës, e që në Kuvend e mban flamurin kombëtar. Përderisa në gjithçka që është duke e bërë, po e çon vendin në një moment kur cenimi i integritetit të minoriteteve dhe mundësisë së përfaqësimit të tyre në institucionet e Kosovës çon në viktimizimin e tyre dhe në shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore, të garantuara me Kushtetutë dhe me Kartën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.”

“E që në fakt e mundëson atë autonominë e veriut të cilën e ka nënshkruar ai vet në Marrëveshjen e Ohrit. Në këtë drejtim, ai bën dy gjëra, e realizon marrëveshjen duke mos u parë, dhe duke qenë patriot që bashkoi Mitrovicën”, tha Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit