Analisti Yll Hoxha, ka reaguar pas masave të vendosura nga Bashkim Evropian ndaj Kosovës.
Analisti Hoxha ka thënë Serbia i shkel të gjitha politika e BE-së dhe nuk sanksionohet por sanksionohet Kosova e cila i ndjek të gjitha politika e BE-së.
Por sipas analist “Kosova, thjesht, po i reziston presionit ndërkombëtar për një imponim të dëmshëm në territorin e vet!”.
“Kosova nuk po blen gaz rus, nuk po dërgon luftëtarë në Rusi, nuk po shkel sanksionet ndaj Rusisë, nuk po blen armatim rus, kinez apo iranian, nuk po blen sisteme raketore nga Rusia, nuk po blen teknologjinë 5G nga Kina…nuk po shkel asnjë rregull të përcaktuar nga bashkësia perëndimore! Edhe pse disa shtete perëndimore nuk i respektojnë rregullat e tyre!”, ka shkruar ai në Facebook.