Analisti Ylli Hoxha ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato jo thjesht si një proces zgjedhor i zakonshëm, por si një referendum.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49,31% të votave (429,861vota). Pas VV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01% (183, 183 vota), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,59% (119, 443vota), dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5,68% (49,551vota).
“Mendoj që rezultati meqë po përmbyllët edhe rezultate këto janë. Është rezultat referendumi. Nuk është kjo proces zgjedhor i rëndomtë, ky është referendum për dy opsione. Opsionet kanë qenë mes largimit të VV-së dhe mbetjes të VV-së. Dhe qytetarin e kanë këtë vlerësim”, ka thënë Hoxha.






