25.2 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Hoxha: Kalimi nga Lista Serbe te Rashiqi nuk është aq i lehtë sa duket

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha ka komentuar në Debat Plus çështjen e (mos)konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se zgjedhja e nënkryetarëve, sidomos nga komunitetet, mbetet një sfidë komplekse.

“Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, përkatësisht atyre nga komunitetet, ka një sfidë jo vetëm juridike, por edhe politike e diplomatike”, ka thënë Hoxha.

Ai ka theksuar se kalimi nga dominimi i Listës Serbe drejt Nenad Rashiqit nuk është proces i lehtë.
“Pakica serbe e ka pas këtë anomali. Tejkalimin e asaj anomalie unë nuk e shoh bash aq të lehtë. Unë e shoh që këtu ka pas një sfidë jo vetëm juridike, por në radhë të parë politike, diplomatike. Sepse me kalu na qaq lehtë prej Listës Serbe te Nenad Rashiqi u dasht moti me bë këtë, fort moti u dasht. Me mujt na me zvogëlu rolin e Listës Serbe qikaq lehtë me vendime në KQZ, me vendime në Kryesi të Kuvendit, kjo kish me qenë mrekulli, s’po di qysh me thanë, po na ishim shliru prej Listës Serbe shumë lehtë”, ka deklaruar ai.

Hoxha ka paralajmëruar se kjo situatë mund të sjellë edhe reagime të ashpra ndërkombëtare.
“Besoj se do ta përjetojmë kështu fort njëfarë sulmi më të vrazhdë diplomatik lidhur me këtë pikë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

Të fundit