Elvis Hoxha i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është një “pro-rus i betuar”.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë se Lajçak në zyrën e tij mban hartën ku Kosova shihet të jetë pjesë e Serbisë.
Ai ka thënë se ka ardhur koha që shtetet e BE-së t’i vënë gishtin kokës.
“Ky person, sllovak, që në zyrën e tij mban këtë hartë nuk ka asnjë mundësi të bëjë ndërmjetës mes Serbisë së Madhe dhe diçkaje që nuk ekziston. Ka ardhur koha që shtetet e BE-së t’i vënë gishtin kokës. Ky e mban flamurin e Evropës kot, sepse është pro-rus i betuar.” – ka shkruar Hoxha.