Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka shënjestruar drejorin ekzekutiv të KDI-së, Ismet Kryeziu, i cili ishte kritik ndaj moscertifikimit të Listës Serbe.
Hoxha ka ironizuar me qëndrimin e Kryeziut.
Tutje, ai ka shkruar se opozita “kështu mendon se bën politikë”.
“Del civili Kryeziu dhe thotë se veprimi i mosçertifikimit të Listës Serbe është veprim politik. Shyqyr që janë ca dijetarë si puna e këtij, sepse unë mendoja se ishte veprim artistik.
Për dijetarë të këtij lloji, politikë e pastër është ajo ku bëhen pazare dhe jo politikë.
Sa për opozitën, e dimë se ajo ka qëndrim kundër mërgatës, por nuk mund të veprojë kundër Listës Serbe. Sepse opozita kështu mendon se bën politikë” – ka shkruar ai.