12.1 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Hoxha: Hoti duhet me qenë i fundit që e kritikon Abdixhikun për rezultatet

- Advertisement -

Ylli Hoxha, analist, ka thënë se Avdullah Hoti nuk ka të drejtë morale për ta kritikuar liderin e LDK-së, Lumir Abdixiku për rezultatin e zgjedhjeve ku LDK doli partia e tretë por me një rritje prej gjashtë për qind.

“Me u zgju njeri që e ka bërë humbjen më të madhe me dhënë kritikën më të madhe nuk ka kuptim’’.

‘’Hoti duhet me qenë i fundit që e kritikon Abdixhikun për rezultate, sepse rezultatet janë tejet të mira me gjendjen reale që e ka trashëguar ai lidershipi i ri LDK-në”, ka thënë Hoxha në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai tutje ka thënë se LDK është faktor tejet i rëndësishëm pas rezultatit zgjedhor sepse është ‘njëfarë lloj kallauzi i krijimit të qeverisë’’.

Tutje Hoxha ka thënë se nuk ka qenë e rastësishme se LDK ishte target i sulmeve më të mëdha edhe gjatë fushatës.

‘’Ndoshta i vetmi subjekt i sulmit edhe pas fushatës’’, ka thënë ai.

‘’Sulmi ke i targetum ndaj LDK-së. Tash kemi sulm në votat e diasporës, ekskluzivisht ndaj LDK-së. Ka nifar sulmi edhe nga pushteti por unë mendoj edhe nga partnerët opozitar, nifar nevoje të sulmit ndaj LDK-së për shkak të pozicionit që e ka dhe kokëfortësisë që është duke e manifestu pas ditës së zgjedhjeve lidershipi i LDK-së’’, është shprehur ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit