25.2 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Hoxha: Gjykata Kushtetuese s’pati guxim të riinterpretojë vendimin e vitit 2014

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha në Debat Plus, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se nuk ka pasur rast për gjykatë dhe përgjigjja është dhënë adekuate.

“Meqë nuk ka pasur rast, nuk ka edhe ndonjë përgjigje të madhe. Gjykata ka mundur të jetë më e guximshme dhe të bëjë një gjë që ia ka borxh Kosovës: të ndryshojë gjendjen në interpretimin e zotit Hasani të vitit 2014, më duket. Por nuk ka pasur guxim ta bëjë atë punë, në të cilën kryetari i përket vetëm të parit dhe bllokohemi në atë, dhe është një interpretim krejtësisht bllokues dhe i palogjikshëm,” ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për situata hipotetike, kur Lista Serbe, nëse do të merrte 30% dhe pjesa tjetër nuk dëshiron, atëherë sipas tij, jemi të bllokuar.

“Ky është formulim i palogjikshëm, të cilin është dashur ta ndryshojë Gjykata Kushtetuese, por për atë është dashur të jenë trim… Ata njerëz është dashur të jenë të guximshëm.”

“Ky interpretim është krejtësisht i paguximshëm, kështu i qullët, domethënë i ka bërë disa gjëra, por ato janë ashtu, të pamundshme me i fut si nën tapet, kapak-kapak. Domethënë, nuk ka pasur guxim – është dashur të ketë guxim për të riinterpretuar gjendjen,” ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit