5.7 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Hoxha: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun hap i duhur, e then barrierën e vetkrijuar

- Advertisement -

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se ftesa e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës[LDK] është një hap i duhur edhe i mirë sepse thehet edhe “barriera e krijuar” nga vet Kurti lidhur me deklarimet se do të ketë qeverisjen si e vetmja parti e pozitës dhe me disa deputetë të tjerë.

Hoxha në “Debat Plus” deklaroi se Vetëvendosja do të krijojë institucionet e reja me bashkëqeverisjen me një parti politike opozitare, por cila është ajo mbetet të shihet.

“Kushdo që e ka analizuar situatën pas mbrëmjes së 9 shkurtit e ka ditur se ka me ardh kjo ditë. Krijimi i institucioneve nga njëri tabor është gati e pamundur, gjegjësisht mund të krijohet një qeveri e cenueshme, edhe e ndikueshme e varur jo vetëm nga Serbia por edhe factor të tjerë, që mudn të nxjerrin si dardh me bisht. Kurti e ka njëfarë roli, ndonëse është tejet inteligjent, por si kreu i VV sillet si i hutuar,. Kryesia e VV-së e ka ditur nga dita e parë, madje edhe para 9 shkurtit. Sjellje e përgjegjshme do kishin filluar edhe pa nis fjalët hajvana e eskalu situate. Parapërgatije për dialog. Ndodhi pas 60 ditëve, aaa i takuam minoritetet, si kemi numrat po e thërrasim PDK. Luajtje të naivit. Kemi me taku edhe LDK-, thuja që ajo nuk është e pozicionuar. Kanë me deklaru se me LDK smunden.
Hap i mirë që është bërë ftesa e Kurtit ndaj LDK-së. Sepse e then barrierën e vetkrijuar nga diskursi I Lëvizjes Vetëvendosje, do kemi qeveri të vet pozitës dhe me numra të disa deputetëve. Matematikisht e paqëndrueshme, politikisht edhe më e paqëndrueshme. Gradualisht po hyjmë në fazën ku VV-ja do hyjë në koalicion me njërin prej subjekteve politike, për krijimin e qeverisë së re”, deklaroi Hoxha.

Hoxha tha se “nuk beson që do të ketë efekt ftesa e Kurtit ndaj Abdixhikut dhe se duhet të merret seriozisht nga LDK-ja dhe s’duhet refuzuar atë”.

Ai tha se barra për seancën e konstituimit të Kuvendit bie mbi ish-kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca i cili ka bërë ftesa ndaj partive politike dhe jo ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Hoxha shtoi se nuk janë “pjekur ende kushtet për mbajtjen e takimit me 15 prill”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit