7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Hoxha: Dy rusët e ndaluar në Jarinje nuk dyshohen për spiunazh

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Mitrovicë këtë të hënë [dje] ka ngritur aktakuzë kundër dy rusëve të cilët janë ndaluar të dielën në Jarinjë për shkak se nuk kishin viza të Kosovës.

Lidhur me këtë temë, i ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini ka diskutuar avokati Valdet Hoxha, teksa ka shtuar se dënimi nga Institucionet e vendit pas ngritjes së aktakuzës do të jetë dënimi me gjobë afërsisht 2500 euro dhe alternativa tjetër edhe burgimi me gjashtë muaj. Dhe se dy personat e ndaluar nuk dyshohen për ‘spiunazh’ pasi që do të kishte një hetim më të thellë

“Nëse do të kishte dyshime të tjera nuk do të kishte nxitim për ngritje të aktakuzës brenda dy ditësh, nëse do të dyshohej se do të kishte ‘spiunazh’ do të kishte  një hetim më të thellë”, shtoi ai.

Hoxha ka theksuar se për cilën vepër bëhet fjalë dhe cilat janë dënimet e mundshme për rastet e tilla.

“Vepra penale “Kalimi I pautorizuar I kufijve” përbën një kapitull I Kodit Penal, dhe kjo vepër penale hyn në grupin ‘Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Kosovës” dhe dënueshmëria nuk është edhe aq e lartë. Nëse dikush e kryen këtë vepër, dënimi përfshin një gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Në qoftëse pikat e tjera të nenit rregullojnë decedivisht se kur kemi më shumë se një person të shoqëruar me atë që kalon kufirin. Varet edhe nga qëllimi, edhe nga ora se natën apo ditën e kalon, ka shumë rëndësi. Këta dy persona mund të shkojë dënimi me gjobë deri 2500 euro ose me burg deri në një vit. Dënimi me burg është alternative, dhe mundësia më e madhe është dënimi i gjobës”.

Sipas Hoxhës, si masa alternative janë edhe dobimi i tyre dhe nëse gjatë ndalimit të shtetasve rus ka hasur në vështirësi qoftë rezistencë apo tentim për ikje, atëherë do të ketë zgjatje të dënimit. Si dhe një dënim tjetër që pritet të kenë është edhe ndalesa për të hyrë në Kosovë nga një deri dhjetë vite.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit