Për nder të festës së Pashkëve, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, së bashku me anëtaren e PDK-së, Besa Ismaili, kanë vizituar motrat: Smila, Hana e Franceska në Kishën Katolike në Prishtinë, për t’iu uruar e për t’i ndarë gëzimet bashkë, raporton Scanner.
“Për nder të festës së pashkëve, bashkë me kolegen e miken time Besën shkuam të vizitojmë motrat: Smila, Hana e Franceska në Kishën Katolike në Prishtinë, për t’iu uruar e për t’i ndarë gëzimet bashkë” ka shkruar Hoxha, derisa ka uruar për shumë mot, pashkët.
Kujtojmë, se Kosova njihet për tolerancën ndërfetare dhe ky është një shembull i mirë.