13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hoxha: Asociacioni është autonomi për Kosovën, nëse krijohet

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse krijohet Asociacioni, është autonomi për Kosovën.

“Nëse krijohet Asociacioni, është autonomi për Kosovën”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhës, ky statut krijon një sistem të infiltrimit të Serbisë në menaxhim të çështjeve të Kosovës përmes sektorit privat.

“Ky statut krijon një sistem të infiltrimit të Republikës së Serbisë në menaxhim të çështjeve që janë ekskluzive, çështjet e Republikës së Kosovës përmes sektorit privat. Ata krijojnë një njësi private, një rrjet të menaxhimit të arsimit, një rrjet të menaxhimit të shëndetësisë, regjistrohen si entitete private, por menaxhojnë struktura publike të Serbisë të arsimit dhe të shëndetësisë, të cilat i menaxhon për Serbinë Asociacioni në Kosovë”, ka thënë Hoxha.

Ai është shprehur se kjo është bashkëqeverisje. “Mendoj që kjo është jo vetëm forcë ekzekutive, kjo është bashkëqeverisje, ndarje e sovranitetit për çështjet elementare”, ka thënë tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit