Ambasadori i SHBA-së, Jefferey Hovenier, ka qëndruar bashkë me 25 diplomatë të tjerë në Manastirin e Decanit, gjatë ditës.
“E mrekullueshme që isha bashkë me kolegë të trupës diplomatike të Kosovës për vizitë në manastirin e bukur dhe historik të Decanit”, ka shkruar ai.
Këtë mbishkrim diplomati amerikan e ka bërë pasi ka shpërndarë cicërimën në Twitter të kolegut të tij gjerman që shërben në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka shkruar: “Sot shijuam një tjetër vizitë të këndshme në Manastirin e Deçanit, si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në emër të kolegëve të mi dhe timin, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për igumenin Sava Janjiq dhe mikpritjen e tij”.