11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hovenier te Presidentja, koordinohen për agjendën e saj jashtë vendit

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin tha se folën për koordinim për disa takime e aktivitete që ajo pritet t’i ketë në OKB.

Presidenca njoftoi se Osmani e Hovenier kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në vend, “me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional”.

“Në takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar për koordinim për takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), ku Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në cilësinë e saj si kreu i shtetit”, njoftoi Presidenca.

Osmani thuhet se e njoftoi ambasadorin amerikan edhe “lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta”.

Në këtë takim, Osmani pati mundësinë të njoftohej edhe me zëvendësambasadoren e re të SHBA-së, Anu Prattipati.

Në fillim të maujit, shefja e shtetit kishte pasur një takim me Hovenier, pas së cilit Presidenca njoftonte se “Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të Presidentes Osmani”.

Një javë pas atij takimi kishte shkuar në Washington D.C. me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit