Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hovenier ka njoftuar për takimin dhe kërkesat e tij drejt BQK-së.
Ai ka kërkuar shtyrjen e vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.
“Sot pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët”, ka shkruar Hovenier.
Today I had a productive meeting with the Governor of the Central Bank of Kosovo, Ahmet Ismaili. I reiterated U.S. concerns about the implementation of the amended regulation on cash operations. We urge that enforcement be postponed to allow ample time for effective transition… pic.twitter.com/MuVgxoxzC3
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 29, 2024