Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar sot me leutnantin e FSK-së, Ylli Dalladaku.
Dalladaku është ushtari i parë nga radhët e FSK-së që ka kryer akademinë Ranger në ShBA, një prej akademive me ushtrimet me të rrepta në botën ushtarake.
Pas këtij takimi, Hovenier tha se ShBA mbështet FSK-në dhe tranzicionet në një forcë mbrojtëse, multi-etnike, profesionale dhe ndërvepruese me NATO-n.
“Ishte kënaqësi të takoheshim me të diplomuarin Ylli Dalladaku në akademinë ushtarake WestPoint, i pari kalues i FSK-së në Ranger School – një nga kurset më rigoroze të ushtrisë. Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO” ka thënë Hovenier.