Home Ballina Hovenier: ShBA mendon se ka ardhur koha që të ecët përpara me Asociacionin

Hovenier: ShBA mendon se ka ardhur koha që të ecët përpara me Asociacionin

0
Hovenier: ShBA mendon se ka ardhur koha që të ecët përpara me Asociacionin

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier të mërkurën ka thënë se është koha që të ecët përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu deklaroi ambasadori Hovenier sot gjatë një vizite në Komunën e Gjakovës.

“Dy orë pas takimit e kam dhënë një deklaratë për shtyp, dhe aty e kam shprehur dhe këndvështrimin tonë se si ka shkuar takimi i djeshëm. Mendoj që ka qenë një mundësi e rëndësishme për një shkëmbim të plotë të ideve. ShBA mendon që tani ka ardhur koha Qeveria e Kosovës që të ecët përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk duhet të jetë republikë serbe dhe jo me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ambasadori amerikan në Gjakovë.

 

Exit mobile version