12.7 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Hovenier: ShBA kërkon zbatimin e plotë të të gjitha detyrimeve nga Marrëveshja Bazë dhe aneksit të zbatimit

- Advertisement -

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për Pressing të T7, ka folur për dialogun e lehtësuar nga Brukseli.

Hovenier tha se ende Marrëveshja Bazë dhe aneksi i zbatimit nuk po zbatohen nga të dy vendet.

Tutje, ai ka thënë se ShBA kërkon që të zbatohen të gjitha detyrimet nga këto dy marrëveshje.

Mendoj se kjo është pyetje shumë me rëndësi dhe mendoj se keni të drejtë kur thoni se ka pasur një varg deklaratash nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë siç e thatë edhe ju, nga kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës dhe kryeministrja e Italisë, për të dy vendet për të zbatuar në tërësi dhe shpejt të gjitha detyrimet e marra sipas Marrëveshjes bazë dhe aneksit të zbatimit. Shtetet e Bashkuara pajtohen tërësisht me këtë. Gjithashtu, mendojmë se kjo është çështje me rëndësi dhe mjaft urgjente. Sa i përket pyetjes suaj se a po zbatohet plotësisht, mendoj se përgjigja është jo, jo ende, por po ashtu e di që po vazhdon puna përkitazi me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij, për tu përpjekur për të ardhur deri te një mirëkuptim i përbashkët rreth mënyrës më të mirë për të zbatuar këto marrëveshje. Por, të mos ketë asnjë gabim, ajo që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin, presin të shohin është zbatim i plotë dhe i tërësishëm nga të dy palët të të gjitha detyrimeve sipas marrëveshjes bazë dhe aneksit të zbatimit”, tha Hovenier.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit