5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Hovenier për Mehajn: Faleminderit për shërbimin, bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur falënderimet e tij ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.

Mehaj njoftoi sot zyrtarisht se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga detyra e ministrit të Mbrojtjes, dorëheqje kjo për shkaqe personale.

Ambasadori Hovenier, duke shpërndarë një foto bashkë me Mehajn. e falënderoi për bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë përgjatë mandatit të tij.

“E vlerësoj mundësinë për të falenderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Mehaj, për shërbimin, bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. I uroj më të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme”, shkroi Hovenier në Twitter.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit