Gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili ka raportuar edhe gjatë luftës së Kosovës, ka publikuar një artikull të gjatë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, me titull “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.
Judah ka intervistuar disa figura kyçe në mesin e politikanëve e aktivistëve, që kanë impakt në zhvillimet politike.
Në mesin e tyre, Judah ka intervistuar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili është shprehur skeptik se në këtë kohë, pas tensioneve të fundit në veri, Serbia mund ta njohë Kosovën.
“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen””, rrëfen Judah, duke parafrazuar dhe cituar ambasadorin Hovenier,