1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Hovenier për dronët që ShBA ia dha donacion Policisë dhe IPK-së: Do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur rreth dronëve që SHBA i dhuroi Policisë dhe IPK’së.

Ai tha se këta dronë do t’i përmirësojnë aftësitë për të luftuar krimin e organizuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur prej kohësh Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës përmes trajnimeve dhe pajisjeve për të ndihmuar që ata të përmbushin në mënyrë efektive përgjegjësitë e tyre për zbatimin e ligjit në Kosovë. Sot dhuruam fluturake pa pilot që do të përmirësojnë aftësitë e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sigurinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit