Ambasadori në largim i ShBA-së, Jeff Hovenier, në një postim në platformën X deklaroi se ndjehet i nderuar që u takua sot me presidenten Vjosa Osmani në një takim final, lamtumirës.
“Diskutuam për progresin që ka bërë Kosova drejt integrimit euroatlantik dhe në BE gjatë mandatit tim. E falënderova për vizionin, udhëheqjen dhe përpjekjet e saj për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet ShBA-Kosovë”, shkroi Hovenier, duke shtuar se një partneritet i tillë është thelbësor për të avancuar më tej të ardhmen tashmë të ndritur të Kosovës.