Në këtë video-mesazh Hovenier u shpreh se gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira dhe është arritur shumë përparim, gjë që sipas tij, duhet pranuar dhe festuar.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi ai ka thënë se SHBA-ja pret përparim të njëmend gjatë vitit 2024, duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.

Ambasadori amerikan ka kërkuar nga Kosova që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Përfundimisht ky proces i normalizimit përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa të dy vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimin e tyre drejtë BE-së”, është shprehur ambasadori amerikan.