Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Tina Kaidanow, amabasadorës së parë të ShBA-së në Kosovë.
Hovenier në një shkrim të publikuar në faqen e ambasadës në Facebook, ka thënë se ambasadorja ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme në rajon.
Ai ka shtuar se Kaidanow mbështeti popullin e Kosovës për të arritur vizionin për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme.
”Ne vajtojmë vdekjen e fundit të mikes dhe koleges sonë, Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës. Një anëtare karriere e shërbimit diplomatik të SHBA-së, Ambasadorja Kaidanow la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, pasi ajo ia kushtoi karrierën e saj avancimit të paqes dhe sigurisë, në veçanti duke mbështetur popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme. Do të na mungojë shumë. I dërgojmë ngushëllimet tona familjes së saj dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin.” – ka shkruar ai.