8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hovenier: Nëse drafti i Asociacionit s’është në përputhje me Kushtetutën, e respektojmë vendimin

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-të besojnë se drafti i Asociacionit të komunave serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, Hovenier deklaroi se do të respektohet vendimi i Kushtetueses nëse drafti rezulton në shpërputhje me Kushtetuten.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është non-paper për arsyen e vetme se Qeveria apo ndonjë ministri nuk e ka miratuar. Ne presim që qeveria të merr veprim që ta dërgojë në kushtetuese; kjo është zgjedhja e qeverisë. Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ‘non-paper’ që është dorëzuar veç ashtu si disi rastësisht. Një delegacion fluturo për Kosovë me zyrtarë me përgjegjësi të larta të BE-së me këshilltarë të sigurisë kombëtare të Francës, Gjermanisë dhe Italisë dhe të dërguarin e ShBA-së. Ne ia dorëzuam dhe thamë që ne besojmë se kjo bën një Asociaicon që mbron të gjitha shqetësimet që ju keni pasur, që nuk kërkon ndryshime kushtetuese, pa autoritet ekzeutiv, as shtresë të re qeverisjes. Pra, ky dokument ka një status tejet të rëndësishëm…dhe Kosovës i thamë që kjo është mjaftueshëm e mirë që Kosova t’i përmbush obligimet e saj me këtë draft. Kjo është tmerrësisht e rëndësishme, e jo veç disa ide prej një OJQ-je.

E veç një vend në krejt rruzullin e botës mund të merr këtë vendim nëse ësbhtë në pajtim me Kushtetutën e Ksoovës – Gjykata Kushtetuese.

Ne besojmë që është në pajtim me Kushtetuën e Kosovës, por nëse del që është jo në pajtim me Kushtetutën, ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Është në interesin e Kosovës që kjo të shkojë para, që shumë gjëra pozitive për Kosovën që ne duam t’i shohim derisa kjo ec përpara, Asociaiconi. Kështu që shpresa ime do të ishte që qeveria ta merr këtë hap.” – tha ai në “Rubikon”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit