10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hovenier: Në takimin me presidenten Osmani folëm për përkrahjen e palëkundur për Kosovën në integrim dhe dialog

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka shoqëruar sot shefen e USAID, Samanta Power, në takimin që zyrtarja e lartë amerikane ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Hovenier thotë se në këtë takim është diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane në përkrahje të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen e Washingtonit për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sot iu bashkova Samanta Power në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane për mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik dhe përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Hovenier.

Dje Power pas takimit që ka pasur me kryeministrin Kurti ka theksuar se në këtë vizitë në Kosovë sjell mesazhin e presidentit Joe Biden për krijimin e Asociacionit. Ajo gjithashtu ka theksuar se qëndrimi i SHBA-së vazhdon të jetë se dialogu duhet të finalizohet me njohje reciproke.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit