Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi. Hovenier ka thënë se në këtë takim lamtumirës me Bislimin, ka përsëritur angazhimin për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike. Ndërsa ka thënë se ka shprehur dhe mbështetjen e SHBA-së për përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe evroatlantik.
Në takimin e lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot, përsërita angazhimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike, dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik”, ka thënë Hovenier, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.