24.7 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

Hovenier në Ditën Botërore të Romëve: Mbetet për t’u bërë më shumë për romët e Kosovës

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se në këtë ditë, festohet trashëgimia e pasur e komunitetit rom, duke pranuar sfidat dhe diskriminimin me të cilin ata vazhdojnë të përballen.

Ai tutje është shprehur se mbetet për t’u bërë më shumë për romët që jetojnë në Kosovë.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Romëve , ne festojmë trashëgiminë e pasur të komunitetit rom, duke pranuar sfidat dhe diskriminimin me të cilin ata vazhdojnë të përballen. Mbetet për t’u bërë më shumë për të siguruar që romët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe shërbime qeveritare.” – ka shkruar Hovenier.

Të ngjashme

Të fundit