Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, që është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, Krishtlindjet i priti në kampin Bondsteel ku mysafire pati presidenten Vjosa Osmani dhe familjen e saj.
Hovenier tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, ishin të nderuar për prezencën e Osmanit dhe se Krishtlindjet i festuan bashkë me ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s që këtë festë e pritën larg familjeve të tyre.
“Laura dhe unë ishim të nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na bashkohen në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjet me ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s që shërbejnë larg familjeve të tyre dhe që kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë paqësore dhe të sigurt. Ju uroj festat e fundvitit të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar Hovenier