12.1 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Hovenier: Kushtetutshmëria e draft-statutit të Asociacionit mund të përcaktohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese

- Advertisement -

Në një intervistë për T7, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, diskutoi për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të saj. Ambasadori vlerësoi hapat e fundit të marra në takimet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, ai theksoi se ende nuk është arritur një konsensus i plotë me procesin në të cilin “SHBA pajtohet plotësisht”.

Ambasadori Hovenier tha se ajo që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin është “zbatim i plotë dhe i tërësishëm nga të dy palët të të gjitha detyrimeve sipas Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit”, duke kujtuar se ato nuk po zbatohen ende nga të dy vendet. “Sa i përket pyetjes suaj se a po zbatohet plotësisht, mendoj se përgjigja është jo, jo ende”, tha ai.

Ambasadori i ShBA-së komentoi ‘shqetësimet’ e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga vendet perëndimore.

“Ajo mund të flasë për veten e saj, por nuk e di a është e drejtë që pikëpamjet e saj të cilësohen si dyshime e jo siç mendoj unë që i kuptoj shqetësimet e saj se ka mënyra që potencialisht mund të keqinterpretohen se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Si presidente, natyrisht ajo ka të drejtë të shprehë shqetësimet e saj dhe pasi të jetë miratuar dhe të jetë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për rishikim – që duhet të ndodhë, është pjesë e procesit – sa e kuptoj unë”, tha Hovenier.

Hovenier tha më tej se çështja përfundimtare rreth kushtetutshmërisë së draft-statutit do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Çështja nëse ky draft-statut është kushtetues apo jo mund të përgjigjet vetëm nga një organ. Sigurisht jo nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo kushdo tjetër. Kjo është përgjegjësi e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Për këtë arsye, sipas këndvështrimit tim, është mjaft e rëndësishme dhe urgjente që qeveria të përfundojë procesin e saj, ta miratojë atë dhe ta çojë tutje ashtu që Gjykata të vendosë”, tha ai tutje.

Hovenier ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se pa nënshkrim nuk ka zbatim të draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai pohoi se mund të këtë zbatim pa nënshkrime duke theksuar se ShBA i konsideron ligjërisht të detyrueshme zotimet e kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Zbatimit.

“Natyrisht që mund të ketë zbatim pa nënshkrime. Sërish, vetëm mund ta theksoj qëndrimin e Shteteve të Bashkuara – dhe sa e kuptoj unë edhe qëndrimin e Bashkimit Evropian edhe pse nuk jam i autorizuar që të flas në emër të BE-së – por, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara siç është shprehur nga i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ne i konsiderojmë këto detyrime ligjërisht të detyrueshme dhe besojmë që udhëheqësit janë pajtuar për këto zotime kur u pajtuan për Marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit. E kam dëgjuar Josep Borrellin duke e thënë të njëjtën gjë pas negociatave të Ohrit. Pra, për ShBA-në, për BE-në dhe sërish për BE-në sepse konkluzionet e Këshillit të Evropës i kanë përfshirë marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit, ato janë ligjërisht të detyrueshme dhe ne presim që ato të zbatohen në tërësi”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit