26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Hovenier: Krenar për përpjekjet amerikano-kosovare për Ukrainën

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është shprehur krenar me përpjekjet amerikano-kosovare për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt, teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të grupit të parë ukrainas që u trajnuan në Kosovë për heqjen e minave.

Diplomimi i grupit ukrainas ishte iniciativë e përbashkët mes Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komandës Evropiane të SHBA-së.

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që e dëshmojmë këtë përpjekje të SHBA-së dhe Kosovës për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar Hovenier në “X” të enjten.

 

Në ceremoni mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit