Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit.
Ai tha se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as me kompetenca ekzekutive..
Hovenier, gjatë së mërkurës, theksoi se Amerika ka qëndrime të rrepta për mbështetjen e Kosovës. Kështu deklaroi ai pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, ku tha se biseduan edhe për çështjet aktuale.
Sipas tij, gjatë ditës do të vizitojnë qytetit e Gjakovës dhe aktivitete të tjera me studentë dhe me afaristë.
Para gazetarëve ai u pyet edhe për Asociacionin, me ç’rast, rënditi tri pika të qëndrimeve të tyre.
“Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështjet, të cilat i kemi përmendur edhe janë edhe në deklaratë. Bashkimi e Bashkimit të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e lirë për Kosovën, siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili është sovran, demokratik, shumëetnik dhe i pavarur. Dhe ne sjellim drejt qeverisë së Kosovës se si do ta përmbushë këtë vizion duke iu përmbajtur edhe atyre parimeve.”, deklaroi Hovenier.