Dje nga Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA-së është ngritur alarmi për rritje të forcave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën. SHBA ka bërë thirrje drejt Serbisë që t’i tërheqë trupat nga aty dhe Blinken ka kërkuar nga Vuçiq de-përshkallëzim të menjëhershëm.
Për armatimin që ushtria serbe ka vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën ka folur sot edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Ai ka thënë se ai armatim nuk është thjeshtë për ushtrime dhe se ajo që po shihet është destabilizuese.
“Këto nuk janë armë që vendosen vetëm për ushtrime. Kjo është diçka që ne e shohim destabilizuese“, ka thënë Hovenier për BBC.