Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier thotë se është frymëzuar nga dokumentari i Driton Kukës.
Hovenier ka shkruar në rrjetin social “Twitter” duke komentuar vështirësitë që ka kaluar Driton Kuka për të mbërritur deri këtu.
“Frymëzuar nga filmi dokumentar SENSEI: Driton Toni Kuka, i krijuar në Kosovë, një histori prekëse e arritjeve të mikut tim Toni. Përkushtimi i tij e ka vendosur xhudon e Kosovës në skenën globale dhe rrugëtimi i tij pasqyron qëndrueshmërinë dhe talentin e popullit të Kosovës”, shkroi ai.