Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka dhënë një intervistë për Kanal 10, ku ka folur për shumë tema.
Në këtë intervistë, z. Hovenier ka treguar se pse dialogu duhet të udhëhiqet nga BE-ja. Duke folur për draft-statutin e propozuar nga pesë emisarët, Hovenier ka theksuar se ai e shmang krijimin e një Republike Serbe në Kosovë.
“Unë e kam thënë zyrtarisht shumë herë se çka nuk duam është një entitet tjetër i ngjashëm me Republikën Srpska në Kosovë. Ne besojmë se ky draft-statut e shmang një gjë të tillë.” – deklaroi ai.
“Pika e fundit: a është në përputhje me Kushtetutën? Ne besojmë se po, besojmë se është në përputhje të fortë. Por, do të theksoj gjithashtu se edhe ne e pranojmë dhe një nga elementët e saj është organi përfundimtar për të përcaktuar kushtetutshmërinë e çdo gjëje në Kosovë është vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Dhe draft-statuti ka modalitete në të për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë në gjendje ta miratojë edhe atë vendim.” – shtoi ai.